Pas shumë ngurrimesh, Anglia po i zbut masat 7 javore të izolimit, por me shumë kujdes.
Kështu me rregullat e reja, dy persona nga familje të ndryshme mund të takohen jashtë, në ambjente të tilla si parqet, por vetëm në dy metër distancë.
Do të lejohen ushtrimet në ajër të pastër, ata që nuk punojnë dot nga shtëpia do të shkojnë në punë; ndersa këshillohet shmangia e transportit publik. Personat që nuk bëjnë dot ndryshe, janë paralajmëruar të presin radhë të gjata dhe të mbulojnë fytyrën.
Udhëzimet lejojnë hapjen e disa sektorëve, përfshirë atë ushqimor dhe të ndërtimit. Qeveria britanike e ka bërë të qartë së do të vëzhgojë me ?vëmendje ekstreme? procesin e daljes nga izolimi. Shteti që e vonoi më shumë vendosjen e karantinës, tani është treguar tepër i kujdesshëm me hapjen.
Britania e madhe shënon deri tani mbi 32.600 vdekje nga koronavirusi dhe 226 mijë infektime. Autoritetet atje thonë se këto kohë, në vend është regjistruar një nivel i paprecedent i lëvizjes me bicikleta.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BorisJohnson#England#TopChannel