Pa një vlerësim real të gjendjes shëndetësore, nuk mund të konstatohet se vendi ka kushte për zgjedhje parlamentare. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Memeti i ftuar në ?Programin 200? që do të transmetohet sonte në orën 22 në Alsat thotë se si fillim duhet të shihet efekti i masave lehtësuese, që me pas të mund të vlerësohet organizimi i zgjedhjeve. Për momentin nuk duhet nxituar. Memeti shton se vlerësimi i gjendjes për zgjedhje do të mund të bëhej dy javë pasi numri i të infektuarve të jetë nën 10. Sipas Memetit organizimi i zgjedhjeve, angazhimi i vëzhguesve dhe komisionerëve në hapësira të ngushta bie në kundërshtim me