Ekonomia do të bjerë me 3.5 për qind këtë vit, dhe pritjet për vitin e ardhshëm janë shumë më optimiste, parashikon Banka Popullore (BP). Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska Bezhovska, pret rritjen e Prodhimit Bruto Vendor prej 4.7 për qind për vitin 2021. Në parashikimet e fundit makroekonomike, Bezhoska shprehet se konsumi privat do të ulet me katër për qind këtë vit, dhe investimet bruto vendase dhe të huaja do të bien me 10 për qind. Një rënie prej 17% pritet në eksportet, dhe 15% në importet. Inflacioni për vitin 2020 është parashikuar në zero dhe deficiti buxhetor në 3.2 për qind.