A do të jetë muaji Maj më i mbarë se muajt e tjerë të 2020? Të paktën, deri tani është më suksesshmi. Kështu shprehet në ?Rreze Dielli? astrologia Meri Gjini, e cila ashtu si çdo fillim muaji bën parashikimin e yjeve për çdo shenjë.
Ajo thotë se gjatë muajit Maj, sidomos pas datës 12 do të kemi një rifillim më aktiv të lëvizjeve dhe kështu do të kemi mundësinë të planifikojmë edhe një axhendë më të qartë të pushimeve tona. Ndër shenjat më të favorizuara këtë muaj do të jenë Binjakët, ndërkohë që Luanët do të futen në grupin e disforikëve.
Dashi: Do të jeni pak më të ashpër me njerëzit deri në datën 14, ndaj bëni mirë të shmangni pjesën e kritikave. Ajo që është e rëndësishme, do të merrni një vendim për pjesën e profesionit. Përsa i përket pjesës emocionale, nuk do kaloni në vendime drastike, pavarësisht lëkundjeve tuaja.
Demi: Vetëbesimi do të jetë në nivele të larta. Keni nevojë për të lëvizur, për të udhëtuar. Megjithatë në këtë dëshirë e sipër mund të prishni pak ekuilibrat në raportet personale. Pjesa e organizimit të raporteve me bashkëpunëtorëve, do të jetë prioritet gjatë këtij muaji. Do të duhet të tregoheni tolerantë.
Binjakët: Do të keni shanse shumë të mira për të përmirësuar raportet në punë por edhe me trupin tuaj, megjithatë kjo do të ndodhë pas datës 15 Maj. Do të keni ritëm dhe lëvizje të përshpejtuara në punë. Do të keni propozime të rëndësishme në punë nga data 12-15. Para datës 12 duhet të keni parasysh që nuk është koha të ziheni me eprorët tuaj. Do të keni zgjidhje edhe për cështje të mbartura.
Gaforrja: Nuk do të keni ndihmesa të mëdha për gjëra të mëdha, por do të keni mundësinë të tregoni vlerat tuaja në punë e familje. E shoqëruar kjo edhe me rritjen e vetëbesimit, por edhe egon suaj që do ta nxirrni në shtëpi. Duhet të bëni kujdes sepse mund ta teproni me nervozizmit tuaj.
Luani: Do të jetë disforik ky muaj për ju. Nga një anë janë bankat, detyrimet dhe nga mesi I muajit do të merrni një përgjegësi që mbase nuk ju pëlqen. Por nga data 22 e Majit do të vërtëtohet që keni bërë mirë.
Virgjëresha: Pavarësisht sesi do të marrin gjërat, nuk do ta prishni rutinën tuaj. Përsa i përket cështjeve të punës, do të dilni fitimtarë dhe do t?i jepni drejtimin e duhur gjërave. Do arrini të keni edhe nivel prodhimtarie të lartë në punë.
Peshorja: Do të keni mundësi që pjesën e punës dhe familjes ta keni të qetë dhe të vlerësuar. Kjo shije e mirë do të zgjasë të paktën deri në gusht. Përsa i përket pjesës emocionale, në pjesëne fundit të muajit do të gjeni qetësi, pavarësisht debateve gjatë muajit.
Akrepi: Keni një të përditshme me ritëm të përshpejtuar, dhe kjo të bëjë që të harroni veten. Marsi te Peshqit do ju japë mundësinë që të merreni edhe me veten. Përsa i përket marrëdhënieve në çift, do të kërkoni më shumë dashuri, dhe do të kërkoni të merrni më shumë sesa jepni.
Shigjetari: Do përpiqeni që të mbuloni pasiguritë tuaja me tonacione të larta në ambientet e punës. Kjo do të bëjë të dukeni të paqartë dhe të l...