Uniko - Skeda/ Zbulohet e shkuara e erret e te dashurit te 17-vjeçares se abuzuar seksualisht

RTV KLAN 2020-05-13

Views 15

Gentian Ruçi rezulton të jetë person me precedent penal në vendin tonë. 34-vjeçari, i cili njihet edhe me emrin Denito Ruçi, është i dënuar dy herë me vendim gjykate.

Më 2 Dhjetor 2005, Gentian Ruçi është shpallur fajtor nga Gjykata e Sarandës për veprën penale ?dëmtime të tjera me dashje?.

Në atë kohë vetëm 19 vjeç, gjykata e dënoi atë me gjobë 1 milion Lekë të vjetra.

Sipas vendimit të siguruar nga emisioni ?Uniko?, Gentian Ruçi i kishte shkaktuar dëmtime fizike një gruaje, pas konfliktit që kishte nisur për çështje pronësie.

?Më datën 25 Gusht 2005 rreth orës 10:00, e dëmtuara dhe bashkëshorti i saj janë grindur me të pandehurin Gentjan Ruçi për çështje pronësie të një trualli dhe të një fiku. Në grindje e sipër, sipas të dëmtuarës pretendohet që i pandehuri Gentian Ruçi ta ketë qëlluar atë me grushte dhe shqelma dyke e shtrirë për tokë?, thuhet në vendimin e Gjykatës së Sarandës.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore u arrit në konkluzionin se gruaja e goditur nga Gentjan Ruçi kishte pësuar hematoma në kokë.

Gjashtë muaj më vonë, Gentjan Ruçi paraqitet sërish në dyert e gjykatës. Tashmë ai dënohet me 2 milionë Lekë gjobë.

Në vendimin gjyqësor, që disponohet nga emisioni ?Uniko?, evidentohet se Gentian Ruçi ka qenë në makinë me një shokun e tij, kur xhiruan gomat e mjetit pranë banesës së një qytetari. Ky i fundit reagoi duke i pyetur dy të rinjtë përse bënë këtë veprim.

Ndërsa Gentian Ruçi dhe shoku i tij u kundërpërgjigjën të tensionuar, thuhet në vendimin e gjykatës, duke u grindur me pronarin e shtëpisë dhe bashkëshorten e tij.

Më pas, dy të rinjtë shkuan në shtëpinë e tyre dhe që prej andej shoku i Gentian Ruçit qëlloi me automatik në drejtim të banesës së personit me të cilin u konfliktuan. Gentian Ruçi, ose Denito Ruçi, mblodhi gëzhojat e armës që ranë në tokë për të mos i gjetur policia duke i hedhur në disa shkurre, ndërsa shoku i tij u arratis në drejtim të malit. Nga ngjarja nuk pati persona të lënduar. Prokuroria e akuzoi Gentian Ruçin edhe për armëmbajtje pa leje, por gjykata e rrëzoi këtë pretendim pasi nuk u provua, duke e dënuar përfundimisht për prishje të qetësisë publike.

Problemet e Gentian Ruçit me drejtësinë kanë tejkaluar edhe kufijtë e Shqipërisë. Në 5 Gusht 2019, 34-vjeçari kishte kaluar ilegalisht kufirin drejt Greqisë përmes fshatit Kakavijë. Ai u kap në Greqi nga autoritetet greke dhe u gjobit, ndërsa në datë 7 Shtator 2019 u deportua drejt Shqipërisë. Emisioni ?Uniko? ka mësuar gjithashtu se Gentian Ruçi ka jetuar për disa vite edhe në Itali në provincën Massa-Carrara. E paqartë mbetet arsyeja përse ai është deportuar dhe cilat janë problemet ligjore që ka me autoritet greke dhe italiane.

#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informaci...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS