Silva Bino: Virusi nuk është zhdukur, duhet të jemi të kujdesshëm

Top Channel Albania 2020-05-13

Views 0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video me një mesazh nga specilasitja e ISHP, Silva Bino.


?Virusi nuk është zhdukur, as nga Shqipëria, as nga Evropa dhe as nga bota. Virusi qarkullon dhe për këtë ne duhet të jemi të kujdesshëm. Pavarësisht se dalim, duhet të jemi të përgjegjshëm për sjelljen tonë, pasi sjellja individuale është shumë e rëndësishme në këtë fazë?, thotë Bino.

Mesazhi i Silva Binos:

Kam një mesazh për të gjithë qytetarët, pasi jemi në fazën e hapjes, lëvizjes, dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Virusi nuk është zhdukur, as nga Shqipëria, as nga Evropa dhe as nga bota. Virusi qarkullon dhe për këtë ne duhet të jemi të kujdesshëm. Pavarësisht se dalim, duhet të jemi të përgjegjshëm për sjelljen tonë, pasi sjellja individuale është shumë e rëndësishme në këtë fazë. Faza që kaloi na ndihmoi të zbusnim kurbën e sëmundjes, që të mos kishim një ritëm të lartë të sëmundjes, të përhapjes së sëmundjes, por aktualisht ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe gjithë atë muaj të sakrificës ta kemi në favorin tonë.

Për këtë, janë sjelljet e qytetarëve, që duhet të jenë sa më të përgjegjshmë, pra të mos përqafohen, të mos shtrëngojnë duart, por të ruajnë distancë me njëri-tjetrin, pasi virusi mund të transmetohet gjatë përqafimeve, prekjes së duarve apo objekteve. Ruajtja e distancës, higjiena, mbajtja e maskës në mjedise të grumbulluara, në markete a dyqane që kanë mbi dy veta, do të na ndihmonte të ruanim veten dhe personat e tjerë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SilvaBino#ISHP#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS