Ora News - Italia shënon numrin më të ulët të viktimave prej 10 marsit, 174 viktima në 24 orë

Ora News Lajme 2020-05-13

Views 0

#tvora #rtvoranews
Italia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit një ulje të djeshme të numrit të viktimave në 24 orë.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve italiane sot janë regjistruar 174 viktima më shumë se një ditë më parë.

Që prej datës 10 mars Italia nuk shënonte një reduktim të tillë të numrit të viktimave.

Numri i tyre ka arritur në 28 884.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dhe 1389 raste pozitive më shumë e numri total i të infektuarve është deri më sot 210 717.

Në rritje çdo ditë është dhe numri i personave të shëruar nga Covid 19. janë 1740 të shëruar më sot se në ditë më parë e numri total i pacientëve të shëruar nga virusi shënon sot shifrën e 81 654.

Repartet e terapisë intensive të cilat kanë qenë mjaft preokupuese në sistemin shëndetësor italianë gjatë fazës së emergjencës kanë regjistruar në 24 orët e fundit reduktimin me 38 pacientë më pak e numri i të shtruarve në to është sot 1501.

Dhe në rajonin e Lombardisë situata po shkon drejt përmirësimit. Në 24 orët e fundit janë shënuar 47 viktima e 526 raste pozitive më shumë.

Numri i personave aktual pozitiv më koronavirus në Itali ka zbritur në 100 179.

Deri më sot në këtë vend janë kryer 2 153 772 tampone ndaj 1 456 911 personave.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/italia-shenon-numrin-me-te-ulet-te-viktimave-prej-10-marsit-174-viktima-ne-24-oret-e-fundit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form