Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video nga spitali Covid-2 ?Shefqet Ndroqi?.
Manastirliu shkruan se pavarësisht pasigurisë nga e panjohura, rrezikut e frikës për vete dhe familjarët, mjekët, infermierët dhe i gjithë stafi i spitaleve që trajtojnë pacientët me Covid-19 kanë bërë një punë heroike.
?Stafi mjekësor i spitaleve #COVID e ka përballuar me sukses fazën e parë të epidemisë. Pavarësisht pasigurisë nga e panjohura, rrezikut e frikës për vete dhe familjarët, mjekët, infermierët dhe i gjithë stafi i spitaleve që trajtojnë pacientët me #covid19 kanë bërë një punë #heroike në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm. Dëgjoni eksperiencën dhe përjetimet e mjekëve dhe infermierëve të spitalit #COVID2, spitalit universitar ?Shefqet Ndroqi?. MëTëFortë #Bashkë?, shkruan ministrja Manastirliu.
Në video, stafi i mjekëve dhe infermierëve tregon përballjen në vijën e parë me Covid-19, frikën për infektim dhe mungesën e familjes prej 1 muaj e gjysmë, qëkur Spitali ?Shefqet Ndroqi? u bë Spital Covid-2.
?Qëkur ne u shpallëm COVID 2, prej 1 muaj e gjysme nuk e shohim familjen flasim përmes Skype e WhatsApp, por kemi 1 muaj e gjysmë që s?kemi kontakt?.
?I kam shërbyer pacientëve pa e menduar nëse do të infektohesha për vete?.
?Momenti i parë kishte disa elementë brenda, pjesën e frikës, të ankthit dhe stresit për infektimin me COVID-19?.
Këto janë një pjesë e rrëfimeve të mjekëve dhe infermierëve që ju shërbejnë çdo ditë me përkushtim pacientëve të infektuar me COVID-19 në Spitalin ?Shefqet Ndroqit?, shprehen mjekët dhe infermierët./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/