Bujqit në rajonin e Tetovës thonë se për shkak të sistemit të dëmtuar për vaditje dhe mungesës së ujit çdo vit hedhin me tonelata prodhime bujqësore. Blegtorët nga ana tjetër thonë se kriza me koronavirusin dhe mbyllja e kufijve ka dëmtuar ata. Ankohen edhe për mos marrjen e subvencioneve.