COVID-19 penalizon edhe llixhat e Peshkopisë! Pronarët: Nuk kemi prenotime as për vjeshtën

Report TV 2020-05-13

Views 0

PESHKOPI- Pranvera po i shkon dëm, por as stina e vjeshtës nuk u jep garanci. Është ky shqëtësimi kryesor i administruesve të hoteleve pranë llixhave në Peshkopi.

"Ne jemi në mëshirë të fatit. Se çfarë do të bëhet nuk e marrim vesh. Pronotime për sivjet nuk bëhet fjalë. Thjesht interesohen njerëzit nëse janë të hapura apo jo. Kanë marrë mbi dhjetë vetë, por nuk dimë se çfarë t'ju themi".

E kemi ndjenë shumë këtë pandemi. Nuk po punojmë fare. Po shkojmë drejt falimentimit. Vjet, në muajin prill i kemi pasur plot vendet. S?kemi asnjë pronotim për këtë vit. Rrezikohemi për më tutje. Edhe shtatorin. Jemi drejt falimentimit", thanë administruesit e hoteleve.

Drejt kësaj rruge thonë se po i çojnë edhe mungesa e mbështetjeve financiare nga ana e shtetit.

"Na kanë thënë për paga lufte, por as paga lufte nuk na kanë dhënë. Drita ujë i paguajmë rregullisht, jemi edhe me kredi?, tha një tjetër.

?Këtu janë 33 vetëm hotele që paguajnë tatime. Dhe janë 87 shtëpi që mbajnë njerëz. Duhet të hapen linjat që të vijnë njerëzit. Përderisa jemi zonë e gjelbër nuk ka koronavirus?, u shpreh një tjetër administrator.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS