Braçe denoncon tregun agroushqimor: Po vidhet hapur, abuzojnë me çmimet dhe nuk jepet asnjë faturë

Report TV 2020-05-13

Views 0

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka denoncuar abuzimet me çmimet që bëhet nga tregu agroushqimor në Tiranë. Braçe me një vëzhgim të bërë vetë në tregun agroushqimor, duke e cilësuar si treg monopol, tregon se këtu abuzohet hapur  me çmimet dhe se nuk jepet asnjë faturë apo kupon.

Braçe shkruan se dhe kur i pyet për çmimin, e caktojnë atë vet sipas dëshirës, duke e vendosur aty për aty pa paraqitur asnjë kupon tatimor, asnjë fature dhe duke fituar deri në 20 lekë   për kilogram, më shumë se dhe vetë bujku që e prodhon dhe ua shet atyre me një çmim tepër të ulët 20-25 lekë.

"Sot, tek ky pazari i Tiranes çmimi i qepës ishte 30 lekë, 35 lekë, 40 lekë, 45 lekë në varësi të gojës, kurrë të faturës; jam vetë dëshmitari. pra, nëse bujku në Divjakë nuk po merr leket e tij nga qepa e prodhuar, këta pazarxhinjtë e Tiranës, thjesht nga Divjaka në ketë treg, fitojnë 5, 10, 15, 20 lekë për kilogram! Shume më tepër se bujku që në më të shumtën e herëve po fiton zero leke", shkruan Braçe

Denoncimi i numrit dy të qeverisë, Erion Braçe në lidhje me abuzimin me faturat fiktive që këto tregtarë paraqesin, apo mungesa totale e kasave dhe kuponëve tatimor, duhet të jetë një kambanë alarmi edhe të Drejtorinë e Tatimeve

Share This Video


Download

  
Report form