Paketat e Shqipërisë për COVID 300 mln €, KE: Humbjet për 6 mujorin e parë do të arrijnë 540 mln €

Report TV 2020-05-12

Views 0

Varësia që ka ekonomia shqiptare nga ecuria e turizmit dhe tregtia me vendet e prekura rëndë si Italia, apo Kina do të kenë ndikimin më të madh negativ në ekonomi, në këtë kohë pandemie. Komisioni Europian në raportin për Ballkanin perëndimor dhe vendet kandidate, ku analizon ndikimet e pandemisë paralajmëron një humbje financiare në vlerën e 540 milionë euro vetëm në 6 mujorin e parë. Sipas këtij raporti Shqipëria është ndjeshëm e ekspozuar ndaj kësaj krize ekonomike dhe shëndetësore për shkak të besimit të saj të fortë turizmi dhe marrëdhëniet e tij intensive ekonomike me disa ekonomi të prekura rëndë nga BE.

Aktualisht vendi ynë po mendon për një hapje graduale të turizmit lokal, për ta shpëtuar minimalisht atë, por duke mos rrezikuar përhapjen më tej të infeksionit COVID-19.

Po ashtu KE vlerëson se deri më tani për të përballuar pasojat e pandemisë kanë shkuar 2.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ose rreth 300 milionë euro, ndërsa ministri i ngarkuar për të menaxhuar pandeminë e përhapur Arben Ahmetaj tha në kuvend në seancën e kaluar se paketat e marra në kuadër të pandemisë janë sa 5.45% e PBB.

Në tërësi KE thotë në raport se përhapja e pandemisë ndërpreu vrulli i rritjes në Ballkanin Perëndimor. Sipas kësaj analize përveç masave parandaluese të ndërmarra dhe mbylljes së kufijve, krisa do të ketë ndikim negativ në të ardhurat nga blerjet dhe dërgesat, ndërsa do të përkeqësohet edhe aksesi në Kapitalin e huaj.

Share This Video


Download

  
Report form