37-vjeçari vret me thike fqinjin

RTV KLAN 2020-05-11

Views 2

Një konflikt për motive të dobëta mes dy fqinjëve çoi në vrasjen e një 77-vjeçari këtë të hënë në Skrapar. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas. Tvklan.al mëson se autor i ngjarjes së rëndë është 37-vjeçari Hamza Çela.

Viktima, i identifikuar nga policia me inicialet R. Ç., në momentin e ngjarjes ndodhej vetëm në banesë.

Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet policore arritën të identifikonin autorin, duke e vënë në pranga pak kohë pas krimit. Policia sekuestroi edhe thikën e përdorur nga 37-vjeçari.

Motivet e krimit dhe rrethanat e plota mbeten të paqarta. Për këtë po punon një grup hetimor./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS