LEZHË- Drilos Mema, është 22-vjeçari shqiptar, që fatkeqësisht humbi jetën në Greqi një ditë më parë, për shkak se traktori me të cilin punonte u përmbys, duke e zënë poshtë. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paraqartë, por në Lezhë, konkretisht në Tale, familja e tij ka hapur dyert e mortit.
Mema, ashtu si tre vëllezërit e tjerë, kishte zgjedhur të emigronte në vendet e BE për një jetë më të mirë. Prej tre vitesh ai punonte në Greqi, aty ku këtë herë për fatin e keq rastisi të ishte i vetëm. Për shkak të dhimbjes familjarët e tij nuk folën para kameras, por kërkojnë kthimin e trupit të atdhe, pasi Mema ishte pa letra.