'Reforma të mbyllet më 31 maj'/ Hajdari- opozitës: Do shtojmë takimet, nga 2 herë në javë!

Report TV 2020-05-11

Views 0

Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari tha se opozita parlamentare këmbëngul për ndryshimin e sistemit dhe ka një bindje se palët janë drejt dakord. Ndalur te kërkesa e opozitës për ta përmbyllur Reformën deri në datën 31 maj, ajo tha se nuk vendos data, por e rëndësishme është produkti final.

"Kryetarët e partive marrin vendim në kurriz të shqiptarë, dhe duke qenë se nuk zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë, marrin vendime në kurriz të qytetarëve. Burimi i problemit është ndryshimi i sistemit. Duhet t?i përgjigjemi vullnetit të shqiptarëve de të gjejmë një pikë konsensusi në këtë pikë. Kam përshtypjen se do gjejë zgjidhje në këshillin politik, dhe do gjejmë konsensus për ndryshimin e sistemit. Nëse do bëjmë një produkt në 31 maj duhet të takohemi dy herë në javë, mesatarisht dhe 5 takime të tjera Brenda majit. Besoj do arrijmë të kemi konsensusin e duhur me të gjitha pikat. Unë nuk vë data, se e shoh që janë ambicioze datat, unë shoh produktin. Të treja palët duhet të jenë të kënaqura për produktin që do të jetë në fund, si mazhoranca si opozita dhe ajo jashtëparlamentare", tha Hajdari.

Share This Video


Download

  
Report form