http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 150 punonjës të një fasonerie në Kuçovë për të dytën ditë radhazi protestuan para drejtorisë së tatimeve në berat për pagën e luftës. Në mungesë të shërbimit urban, shumë prej tyre e përshkruan rrugën më këmbë. Ata u ndaluan nga policia pranë urës së Varur, ndërsa disa të tjerë u shoqëruan në komisariat. Pas shumë debateve me uniformat blu, punonjësit e fasonerisë iu drejtuan zyrës së tatimeve ku kërkuan shpjegime pse janë përjashtuar nga paketa e ndihmës. Sipas ekonomistit të ndërmarrjes, punonjësve u është mohuar paga e luftës pasi formulari për largimin nga puna është dorëzuar pas datës 10 prill. Ndërkohë punonjësit paralajmëruan se nëse nuk do të marrin pagën e luftës do të futen në grevë urie.