Report TV Intervista, Drejtori i Transportit Gonxhja: Nuk ka rritje të çmimit,kush abuzon ndëshkohet

Report TV 2020-05-11

Views 0

7204 mjetet të transportit të pasagjerëve nuk do të paguajnë taksën vjetore. Taksa do të merret përsipër për tu mbuluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor. Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhja thotë për Report TV se kjo është kategoria më e prekur e transportit për këtë arsye u vendos heqja e kësaj barre fiskale, që arrin në 1.4 milionë euro për të gjitha këto mjete.

Gonxhja sqaron se për të përfituar nga falja e taksës vjetore nuk do të duhet aplikim pasi do të bëhet në mënyrë automatike, nga sistemi i regjistrimit të mjeteve. Ndërkohë ata që kanë paguar, shuma do ti zbritet nga taksa e vitit të ardhshëm.

Nga ana tjetër Drejtori i DPSHTRR, hedh poshtë çdo mundësi për rritje të çmimit të biletës me 30% siç tha dje kreu i shoqatës së transportit ndërqytetës Kujtim Memës, për qytetarët dhe sipas tij, kush do të abuzoj do të ndëshkohet.

Edhe pse ende nuk kemi një afat të caktuar se kur do të fillojë transporti urban, Gonxhe zbulon disa nga propozimet e bëra nga drejtoria për mbarëvajtjen e transportit, ku thelbësor do të jetë roli i policit bashkiak, do të hiqet faturino, shoferi i mjetit do të jetë i izoluar, dhe do të lejohet vetëm 1/2 ose 1/3 e kapacitetit në autobus.

Share This Video


Download

  
Report form