Protesta e punëtorëve fasonë/ Në Krujë dhe Fushë-Krujë nuk përfituan nga paga e luftës

Top Channel Albania 2020-05-11

Views 2

Punëtorët e disa fasonerive që operojnë në Krujë dhe Fushë-Krujë, te enjten vendosën të protestonin përpara ambjenteve të tyre të punës.


Kërkesa e tyre është një, që ata të përfitojnë nga paga e dytë e ndihmës financiare, pra çdo punonjës të përfitojë nga paga e luftë prej 40 mijë lekë.

Sipas ligjit për përfitimin e pagës së luftës, të gjithë punonjësit, që janë hequr nga puna përpara datës 10 prill janë përfitues të 40 mijë lekëshit. Njëra prej fasonerive, punëtorët e saj i ka hequr nga puna në datën 9 prill, por listën me 291 punonjës e dorëzon një javë me vonesë. Ajo çfarë ndodh është se nga këta punonjës kanë përfituar vetëm gjashtë prej tyre. Për këtë problem, administratori i fasonerie Muharrem Hoçja, thotë se ka bërë edhe ankesë por ende nuk ka marrë një përgjigje.

Gjatë muajit mars dhe prill, punonjësit e fasoneri kanë punuar shumë pak ditë për shkak të frikës së COVID 19, por pagesa që ata kanë marrë për këto dy muaj, ka qenë e pamjaftueshme për të përballuar jetesën e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Protesta#Kruje#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS