Qepa nuk mungon asnjëherë në kuzhinën shqiptare. Por që të mbërrijë deri aty përshkon kilometra që kushtojnë jo pak. Ata që e mbjellin në Divjakë thonë se detyrohen ta shesin 15 deri në 20 lekë te grumbulluesi.
"Këtu zona e Divjakës çmimi tani është 20 lekë as me 20 lekë nuk po shitet tani", thotë një tregtar në Divjakë.
Nga grumbulluesi në Divjakë mbërrin në pikën e shumicës në Tiranë dhe këtu pëson tjetër rritje çmimi para se të dalë në treg.
Ky është tregu i frutave perimeve në zonën e njohur si Xhamlliku në kryeqytet. Nga 20 lekë ka shkuar në 100 Lekë. Pretendimi tregtarëve është se çmimet i vendosin në bazë të shumicës në Tiranë.
"Te shumica janë pak më shtrenjtë nga sa ka qenë. 10 lekë do e marrë fitim unë, se jo qesja jo të tjerat", tha një tregtar te Xhamlliku
E njëjta patate kushton më pak në tregun e uzinës Dinamo.
"Patatja është 60 lekë, qepa 50 lekë. 10 ose 12 lekë mund të përfitojmë ne. Ata të Divjakës e sheshin me 25-30 lekë te shumica. 40 lekë shkon te shumica, pak ai pak ne dhe shkon 50 lekë", tha një tregtar te tregu i uzinës Dinamo.
Ka dhe një treg që për shumicën e banorëve të kryeqytetit është luks, Pazari i ri. Çmimi i gjellës në shtëpi kushton më shtrenjtë nëse qepët blihen në këtë treg.