KRUJË- Banorët e lagjes së vjetër të Krujës, Subashi kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi janë kundër projektit të rindërtimit, ku preken edhe shtëpitë e tyre. "Absurditet", "marrëzi" e quajnë banorët këtë plan, pasi kjo lagje sipas tyre është mb 500 vjeçare. Me shembjen e këtyre banesave, do të shembet edhe historia, thonë banorët, dhe kërkojnë nga qeveria që të tërhiqen pas nga ky projekt në të kundërtën do e çojnë çështjen deri në gjykatën e Strasburgut. Mbi të gjitha, sipas tyre më absurde është se për këtë nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar, por e kanë mësuar ditën që kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin e rindërtimit të Krujës. Akuza shkojnë edhe për ministren e Kulturës, Elva Margarit, të cilën e cilësojnë si "të paaftë", pasi në këtë lagje ka monumente kulture, por sipas tyre ajo as nuk ia ka idenë.
"Jemi mbledhur se ka marrë një vendim qeveria që do prishen shtëpitë tona bashkë me pallatet, ne nuk do lejojmë që shtëpitë të prishen se jemi banorë rreth 500 vje. nuk kemi marrë asnjë njoftim nga bashkia, e kemi parë nga Bashkia. Do na presë kryetari ditën e hënë. Janë mbi 30 familje, rreth 20 banesa, shtëpi private."