300 milionë lekë për larje çarçafësh, Ministria kalon fonde të “majme” tek privati - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-05-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një moment kur vendi po përballet me një situate të vështirë ekonomie për shkak të situatës së krijuar nga Covid -19 dhe shumë biznese janë paralizuar, fonde me qindra miliona leke po kalojnë nga Ministria e Shëndetësisë tek disa kompani private.Tenderi që paraqitet të jetë më problematikë është ai i kompanisë AGS, ku ministria e Shëndetësisë i ka ofruar një shumë e madhe parash ( 300 milione leke te vjeter) për shërbimet të lavanderisë dhe hotelerisë në QSUT.Ky dokument tregon detaje nga shpallja e fituesit:?Për ofrimin e shërbimit te lavanderise dhe hotelerise për pacientet e hospitalizuar ne pavijonet e Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza?, per 42 dite me kusht ndërprerje me lidhjen e kontratës baze. Oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej 30 782 293.67(tridhjete milion e shtateqind e tetedhjete e dy mije e dyqind e nentedhjete e tre, pike gjashtedhjete e shtate) leke pa TVSH, është identifikuar si oferta e suksesshme.?Dy kompanit private Sori-al dhe AGS kanë marre mbi 42 tendera, duke përfituar qindra miliona lekë.Prokurimet e ministrisë se Shëndetësisë kane qene vazhdimisht ne qendër te vëmendjes së partisë demokratike. Opozita i ka kërkuar prokurorisë se posaçme kundër korrupsioni të hetojë menjehërë këto tendera të dyshimtë.

Share This Video


Download

  
Report form