TIRANE-Report Tv sjell një histori të paprecedentë, ku përmbaruesi privat Alban Ruli, në vend që të ekzekutojë një vendim për vendosje gjobe, i konfirmuar nga Gjykata e Apelit, tenton të shpëtojë subjektin e gjobitur, me manovra procedurale dhe në tejkalim të kompetencave. Alban Ruli, përmbarues pranë shoqërisë ?ARB?, është kontraktuar nga Autoriteti i Konkurrencës për të ekzekutuar një vendim të formës së prerë për vendosje gjobe ndaj kompanisë ?EKMA Albania?, pronarja e 100% të aksione të tregu agro-ushqimor i Tiranës. Tregu agro-ushqimor u dënua nga Gjykata e Apelit për shkak se kryente abuzime të mëdha në kurriz të tregtarëve duke përfituar nga një pozicion monopolist. Gjoba ka një vlerë të konsiderueshme prej 43.168.617 lekë ose 430 milionë lekë të vjetra. Por, deri tani ende nuk është ekzekutuar, pikërisht falë veprimeve të dyshimta të përmbaruesit që ka përfunduar tani para Ministrisë së Drejtësisë.