#Stop #TvKlan | Një format satiro-investigativ nga #SaimirKodra & #GentianZenelaj.
Një punonjës i call centër Radikal JS solli në ?Stop?shqetësimin, se 40 mijë lekët, që shteti ua jep si ndihmë punonjësve, kërkon ta marrë administratori i kompanisë. Madje gjatë kësaj kohe,punonjësi ka zbuluar, se nuk ishte i siguruar. Nga ana tjetër ai tregon, se call centëri nuk është mbyllur dhe operatorët kanë punuar nga shtëpia. Sipas denoncuesit, nëse operatori ka punuar më pak se 400 mijë lekë, ai detyrohet t?ia kthejë diferencën administratorit të kompanisë.Gazetarja e Stop takon administratorin Juvenil Spahiu, i cili tha, se ndonjë punonjës me pak orë mund të ketë qenë i pasiguruar.Përsa i përket 400 mijë lekëshit, kjo sipas tij, është një plus për biznesin.Ne vumë në dijeni inspektoriatin dhe grupi i punës pas kontaktit me administratorin, u shpreh, se kompanisë në fjalë nuk i takon paga 400 mijë lekëshe.Por administratori, edhe pse ka qenë në dijeni, ka dorëzuar listat në tatime, për të përfituar shpërblimin e qeverisë. Eksperti i ekonomisë Besart Kadia, shprehet, se nëse firma punon dhe nuk është mbyllur me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk mund të përfitojë nga pagat e luftës.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/