Nga e hëna Sektori për Punë të Brendshme në Ohër do të nisë bisedat informative lidhur me manifestimin e Shën Gjergjit në Strugë. Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme kërkoi nga MPB-ja që t?i gjejë organizatorët dhe të procedohen penalisht. Kryeministri teknik, Oliver Spasovski kërkoi nga Kisha Ortodokse Maqedonase të mbaj përgjegjësi për veprimet e fundit, ndërsa BFI-së i bëri thirrje të shqyrtoj vendimin për hapjen e xhamive më 12 maj.