Ora News - Freedom House: Demokracia në Shqipëri shënon rënie, vlerësohet me 67 pikë

Ora News Lajme 2020-03-04

Views 19

#rtvora #oranews

Përplasjet politike, qeverisja pa një opozitë reale dhe lufta e dobët kundër korrupsionit vazhdojnë të ulin nivelin e demokracisë shqiptare në renditjen globale. Freedom House i jep Shqipërisë 67 nga 100 pikë të mundshme për të drejtat politike dhe liritë civile.

Demokracia në Shqipëri vlerësohet e brishtë dhe pjesërisht e lirë edhe për vitin 2020.

Në raportin e fundit të organizatës amerikane "Freedom House", Shqipëria ka humbur pikë në cilësinë e qeverisjes demokratike, duke u çmuar me 67 nga 68 pikë të marra vitin e kaluar.

Nën nënkategoritë e procesit elektoral, pluralizmit a pjesëmarrjes politike dhe qeverisë funksionale, vendi siguron 27 nga 40 pikë në total, ndërsa liritë e të shprehurit dhe besimit, të drejtat e organizimit, sundimi i ligjit dhe të drejtat individuale vlerësohen me 40 nga 60 pikë në total.

efekt

"Kjo i atribuohet në pjesën më të madhe përplasjeve të fuqishme politike që ndodhën gjatë vitit në vend. Opozita doli nga parlamenti, e bojkotoi dhe dorëzoi mandatet. Efektivisht është vetëm një parti politike që drejton vendin dhe jemi të shqetësuar se kjo do të kufizojë aftësinë që legjislacione të debatueshme, si paketa anti-shpifje, të shqyrtohen e sfidohen si duhet," deklaroi në një intervistë për Zërin e Amerikës, Noa Bujon, koordinator i studimit për Evropën dhe Eurazinë.

Sipas ekspertit, opozita duhet të luajë një rol më aktiv në qeverisje, edhe pse nuk është në pushtet, ndërsa e gjithë shoqëria dhe ekzekutivi duhet të bëjnë më shumë në luftën kundër korrupsionit.

"Korrupsioni si në nivele të larta, edhe të ulëta shpesh nuk hetohet dhe nuk ndiqet penalisht. Krimi i organizuar vazhdon të jetë një sfidë e përhapur, pra nuk po shohim atë nivel përparimi që duam të shohim për këto çështje. Kjo vazhdon të mbetet një pike kyçe në përpjekjet e disa prej këtyre vendeve për të hapur bisedimet me Bashkimin Evropian," shpjegon analisti i Freedom House.

Në Ballkanin Perëndimor, përmirësime shënuan vitin e kaluar Kosova me 2 pikë dhe Maqedonia e Veriut me 4 pikë, ndërsa Mali i Zi e Serbia shënuan rënie dhe Bosnjë-Hercegovina mbeti në vend.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/freedom-house-demokracia-ne-shqiperi-ka-pesuar-renie

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form