Bizneset e Dhomës Amerikane kërkojnë reformim të sistemit tatimor në Shqipëri dhe reflektim të uljes së barrës tatimore në mënyrë që vendi të jetë konkurrent me rajonin për thithjen e investimeve të huaja.
Progresiviteti i ligjit tatimor si për pagat, edhe për tatimin e fitimit të biznesit po nxit evazionin në vend që të luftojë atë, argumentuan drejtuesit e Komitetit të Taksave të kësaj dhome.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, premtoi se do të merret mendimi i biznesit në momentin që do të ketë ndryshime të ligjeve fiskale, ndërsa tha se lufta ndaj informalitetit nuk do të ndalet duke paralajmëruar kontrolle në sektorin e ndërtimit, karburanteve dhe bizneseve të shërbimit.
Binzeset anëtare të Dhomës Amerikane propozuan ndryshime në mënyrën e vjeljes së detyrimeve tatimore, ku në momentin që shteti është debitor për rimbursimin e tatimit mbi vlerën e shtuar, ajo shumë të zbritet nga detyrimet që paguajnë në tatime.
Tv Klan