#rtvora #oranews
Ashtu si Prokuroria e Përgjithshme, edhe SPAK ka si sfidë kryesore pastrimin e produkteve të veprës penale dhe aseteve kriminale.
Arben Kraja tha se SPAK me kushtetutë është institucion i pavarur në vendimmarrje, por në në metodikë dhe objektiv.
Arben Kraja: Sfidat kryesore kanë të bëjnë me pastrimin e produkteve të veprës penale, me asetet kriminale, me krimin financiar në përgjithësi. Në këto sfida edhe Prokuroria e Posaçme e gjen veten njësoj siç është Prokuroria e Përgjithshme. Pavarësisht se ne jemi një prokurori që me kushtetutë jemi të pavarur, por të pavarur në vendimmarrje, por jo në metodike, qëllime dhe objektive. Ne kemi nevojë të koordinojmë forcat me njëri-tjetrin.
Sa i takon rezultateve të punës së SPAK, Kraja u shpreh se hetimi do kohën e vet, pasi vendimi që do të merret është i matur, në mënyrë që mos ketë më tej diskutime.
Arben Kraja: Ajo që unë e di, që gjithë njerëzit presin janë rezultate. Por duhet t'ju garantoj diçka. Prokurorët e SPAK janë jo vetëm të pavarur dhe të ndërgjegjshëm. Kjo do të thotë kur të merret një vendim do të jetë një vendim i matur dhe i bazuar në prova dhe nuk do të ketë diskutime të mëtejshme. Kjo kërkon kohën e duhur. Ne shohim nga jashtë që hetimet zgjasim 2-3 vite për të patur një rezultat efektiv.
Nuk them që do arrijmë në historinë e 2-3 viteve, por do jemi konkret më kohën e duhur me rezultate konkrete. Këtë iu garantoj sepse të jeni të sigurt që të gjithë prokurorët e kanë objektiv tek vetja. Ajo që duhet të bëjmë është që ti garantojmë kushte për të realizuar në mënyrë objektive dhe të pavarur detyrën që kanë marrë përsipër.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kreu-i-spak-sfida-kryesore-pastrimi-i-aseteve-kriminale
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp