Luvri, muzeu më i vizituar i botës, vazhdon t`i kthejë mbrapsht turistët për shkak se stafi i tij refuzon të shkojë në punë nga frika e koronavirusit. Vitin e kaluar, Luvri pati 9.6 milionë vizitorë, pjesë dërrmuese e të cilëve të huaj përfshirë kineze, amerikanë dhe europianë.
Franca ka 130 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 2 vdekje. Autoritetet atje vendosën të ndalojnë grumbullimet massive që shkojnë në 5 mijë njerëz apo më shumë, e po kështu janë mbyllur shkollat e në disa prej zonave më të prekura, janë anulluar dhe shërbesat fetare.
As gjysmë maratona e së dielës në Paris, nuk u mbajt. Tre rastet e reja të konfirmuara një ditë më parë janë ato të dy fëmijëve, një dhe 5 vjeç, si dhe të nënës së tyre 27 vjeçare në qytetin e Strasburgut. Megjithatë nga virusi nuk është raportuar deri më sot asnjë vdekje tek të miturit nën moshën 10 vjeç. Luvri është një ambjent i mbyllur që pret më shumë se 5000 persona në ditë, ndaj punonjësit e tyre këmbëngulin se mbyllja e muzeut është dhe në linjë më udhëzimet e qeverisë. Nuk dihet se kur do t`i hapë dyer përsëri muzeu i famshëm. Zvicra gjithashtu i ka ndaluar grumbullimet masive.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Luvri#koronavirus#TopChannel