#rtvora #oranews
Angazhimi i Policisë së Shtetit për protestat e opozitës dhe fushatën e 30 qershorit u shfrytëzua nga kultivuesit e lëndëve narkotike. Pohimin e ka bërë shefi i komisariatit të Vaut të Dejës, i cili mbulon zona të thella malore ku synohet kultivimi i kanabisit.
Përpara se të nisë fluturimet nga ajri, policia e shtetit edhe këtë vit ka zgjedhur që fushatën kundër kultivimit të bimëve narkotike ta nisë duke takuar drejtuesit vendorë dhe kryepleqte e fshatrave.
Qarku i Shkodrës i listuar ndër vite si më problematiku, ka njohur përgjatë viteve të fundit reduktim të sipërfaqeve të mbjella, por jo zhdukje të fenomenit.
Dashamir Spaho, zëvendës drejtor i policisë Shkodër: 2019 kemi 19 raste më shumë, 3956 bimë narkotike të asgjesuara.
Kultivimi u rrit edhe nga fakti se vemendja e policisë u përqëndrua tek zgjedhjet dhe protesta e opozitës, thotë shefi i komisariatit Vau Dejes Paulin Çupi.
Paulin Çupi, shef i komisariatit të policisë Vau Dejës: Me protestat që kishim, viti zgjedhor dhe me ngarkesën që kishim disa prej kultivuesve mori guximin dhe mbollën më tepër.
Kryebashkiaku Mark Babani duke e parë fenomenin më thellë, si një plagë sociale, thotë se për të sfiduar mbjelljet e kanabisit, bashkia brenda 3 muajsh do të finalizojë projektet e para për zhvillimin e agroturizmit në këto zona. Kjo si një mundësi për të rritur punësimin e të rinjve dhe familjeve në tërësi.
Mark Babani, kryetar i bashkisë Vau Dejës: Kjo pjesë e popullsisë, mos të shohë të vetmje të ardhme mbjelljen e lëndëve narkotike.
Edhe në Shkoder përfaqësuesit e bashkisë kërkojnë më shumë bashkëpunim për të rritur forcën goditëse.
Arben Gjuraj, n/kryetar i bashkisë Shkoder: Krimi ka natyrën e vet që nuk të lë rehat atje ku ti ke mundësi më pak.
Këtë vit pritet që në qarkun Shkodër të dyfishohen patrullimet nga ajri, pasi zonat e thella malore vijojnë të mbeten shqetësim për policinë, ku strategjia e kultivimit ka ndryshuar, bimë e parcela më të vogla, për të mos rënë në sitën e kontrolleve.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kriza-politike-stimuloi-hashashin-ne-shkoder-policia-u-perqendrua-tek-zgjedhjet-dhe-protestat-e-opozites
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp