Teksa kreu i Partisë Demokratike u bën thirrje mbështetësve të PD-së që t'i bashkohen tubimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta, duken kontradiktore deklaratat që kryedemokrati bënte për presidenti aktual. Basha e quante Metën "streha e fundit e maskarenjve", e ndërsa sot zgjedh që t'i bashkohet edhe vetë kësaj strehe.
"Ilir Meta është streha e fundit e maskarenjve, këtë tani e dinë të gjithë", dëgjohet të ketë thënë Basha në një nga protestat e opozitës.