'Jam i verbër por zemra më rreh'! Meta përshëndet legjendën e kombëtares

Report TV 2020-03-02

Views 0

Thirrjes së Presidentit për të marrë pjesë nesër në tubimin e 2 Marsit i është bashkuar edhe ish-lojtari i njohur i Vllaznisë dhe kombëtares, Sabah Bizi. "Jam i verbër por zemra më rreh fort për këtë vend, prandaj u lutem shkodranëve që në 2 mars ti bashkohen thirrje së Presidentit për mbrojtjen e Kushtetutës së Shqipërisë" thotë Bizi.

Kreu i shtetit ka përshëndetur apelin e Bizit ndërsa shkruan se shkodranët sot për të mbrojtur demokracinë do të marshonin edhe në këmbë drejt Tiranës. "Nderim të veçantë për Legjendën Kuq e Zi dhe të Vllaznisë së paharrueshme, Sabah Bizin, i cili apelon për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Demokracisë!

Unë jam i bindur se ashtu si shkodranët vinin dikur me biçikleta në Tiranë për ta mbështetur Bizin dhe Vllazninë, sot për të mbrojtur demokracinë do të marshonin edhe në këmbë po t'u kërkohej. Edhe 24 orë për t'i dhënë paralajmërimin mbarëkombëtar grushtit të shtetit! Nesër në Tiranë!2 mars!" thotë Meta.

Share This Video


Download

  
Report form