TIRANË - Pas dy javësh i humbur, 5-vjeçari Klodian Hashimi gjendet i pajetë, i mbytur në një kanal kullues pranë lumit të Lanës tek banesat sociale në Shkozë, ku familja e tij jeton. Vogëlushi ishte denoncuar më parë i zhdukur në emisionin "Pa Gjurmë" në Report Tv.
Klodian Hashimi rezultonte i humbur në 17 shkurt të këtij viti, nga parku i lodrave pranë banesës në Shkozë. Familjarët e gjetën shumë pak metra larg shtëpisë së tyre tek banesat sociale në Shkozë, por fatkeqësisht të pajetë.