Në kuadër dhe të Paktit për Universitetin, kryebashkiaku Veliaj dha lajmin e mirë se shumë shpejt do të fillojnë punimet për Kampusin e Ri ku do të zhvendosen studentët e Juridikut dhe të Gjuhëve të Huaja, kurse në Institut, Kampusi I ri do i shërbejë të rinjve që studiojnë në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
?Dhe lajmi më i mirë është për Fakultetin Juridik, për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, që do të transferohen aty, për 12 godina, për një bibliotekë të re , për një mensë dhe për disa terrene sportive. Të njëjtën gjë ne do të bëjmë dhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Një universitet I cili ka mbajtur një peshë të madhe në gjithë kuadrot e bujqësisë dhe tani që i është kthyer vëmendja falë kësaj qeverie tek agrobiznesi, tek agroturizmi, do të kemi një kampus ku dhe tetë godinat që ishin zaptuar do të sistemohen qytetarët që për një arsye apo një tjetër kaluan vitet e tranzicionit aty falë projektit të qeverisë sonë për rindërtimin , por edhe studentët do të kenë një kampus ekzemplar?, tha Veliaj.
Lidhur me banorët që kishin zaptuar këto godina, Bashkia e Tiranës u ka dhënë bonus qiraje gjer sa të sistemohen përfundimisht në një banesë të re.