Operatorë turistik nga Struga akuzojnë se subvencionet shtetërore për tërheqjen e turistëve të huaj ndahen në mënyrë selektive. Ata pohojnë se nëse je i mirë me politikën, merr subvencione, nëse jo, atëherë nuk ka. Por, nga Agjencia për mbështetjen e turizmit pohojnë se punojnë sipas ligjit dhe rregulloreve të punës.