Përleshje në kufi, grekët përdorin gaz lotsjellës kundër emigrantëve të mbërritur nga Turqia

Top Channel Albania 2020-02-29

Views 0

Trupat kufitare greke kanë përdorur gazin lotsjellës mbi emigrantët e mbërritur nga Turqia, të vendosura të mos e lejojnë hyrjen e tyre në vend. ?Gjatë gjithë natës forcat e sigurisë kanë parandaluar kalimet e paligjshme të kufijve,? i tha Ministri i Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos televizionit informativ Skai, ndërsa shtoi se disa emigrantë janë arrestuar.

Një ditë më parë Turqia e bëri të qartë se nuk do t`i ndalojë më refugjatët që të shkojnë në Europë, dhe vetëm disa orë më vonë, qindra prej tyre morën rrugën drejt kufirit me Greqinë e Bullgarinë. Vendi fqinj ka rritur gjithashtu kontrollet në ngushticat mes ishujve Grekë në Egjeun lindor dhe bregdetit turk, nga sa pohon Ministri i Politikave të Transportit dhe Ishujve Ioannis Plakiotakis, i cili është gjithashtu përgjegjës për rojet bregdetare.?Kufijtë Grekë janë dhe kufijtë e Europës,? u shpreh ai.

Në ndihmë të policisë kufitare mbërritën dhe forca special të policisë greke të cilat janë përpjekur të mos i lejojnë refugjatët që të hyjnë në pikat e mbyllura të kalimit kufitar në Kastanies dhe Pazarkule. Situata në zonë mbetet e tensionuar. Disa emigrantë, nga sa raporton televizioni shtetëror, kanë arritur të kapërcejnë lumin në kufi më gomone. Qeveria greke është mbledhur sot për një takim urgjent krize në fokusin e të cilit është situata e emigrantëve. Në Turqi policia, rojet bregdetare dhe zyrtarët e sigurisë kufitare u urdhëruan të lejojnë largimin e emigrantëve pas lajmit se 33 ushtarë turq ishin vrarë në Idlib.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greece#Turkey#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form