"Ne kemi sot gjithë bashkitë e vendit, e bëjmë shumë më mirë se të tjerët atë punë, por nuk und të krahasohemi me ta se është ndryshe kur je aty dhe nuk ke fare kundërshtarë. Të gjithë të shikojnë ty, presin nga ty, nuk ke as nga kthen kokën të thuash e ka ai e ka ky. Janë të legjitimuar të presin më shumë nga ty. Ne duhet të jemi shumë të qartë. Nuk merret një mandat i tretë si inecrci e dy të parëve, nuk na duhet një mandat i tretë nëse nuk jemi në gjendje të bëhemi tre herë më të fortë, të vetëdijshëm dhe rigoroz me vetveten. Mandat të tretë për t'u bërë shëmbëlltyra e konsumit dhe rraskapitjes, shkoni kërkojeni pa mua. Mund ta merrni por do të dilni nga zyrat e shtetit, si të mallkuar. Siç ka ndodhur me të tjerë më parë. Mandat të tretë për të bërë trefishin e gjerave deri më sot, po. Për të materializuar të gjitha ato që kemi filluar të ndërtojmë, po. Për të bërë atë që tha Etilda që mos të flitet më për reformë në drejtësi, por për drejtësi, për shkatërrim të llumit përballë drejtësisë, patjetër po", tha Rama.