Report TV - Kryebashkiakja e Roskovecit tregon episodin: Më vuri duart në fyt, sa s'më mbyti!

Report TV 2020-02-28

Views 1

Në kongresin e PS-së, kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi tregoi një episod që një kryetar i organizatës socialiste në një fshat i vendosi duart në fyt, por përse? Ja si e tregon ngjarjen kryebashkiakja. "Nuk është turp të këmbëngulësh dhe ti biesh derës së një zyrtari që ka në dorë zgjidhje dhe kur ke bindjen në argumentet e tua edhe mund ta thyesh derën.

Kur diskutonim për herë të parë për një bashkë-kryetare në një fshat jo të afërt, kryetari aktual i saj gati sa nuk më mbyti dhe më vuri duart në fyt, se nuk e pranonte dot këtë fakt, se vajza në krah të tij duhet të kishte vite që të ishte aty, por ku ta gjejmë ne kur kjo ka qenë monopol vetëm i gjysmë gjinisë tjetër?" tha ajo.

Nisur nga rasti, kryeministri Rama u kërkoi grave socialiste që mos tolerojnë burra si ai që 'Majlinda Bufi mbasi i vuri duart në fyt, hëngri dajak ai, jo ajo'.

?Fjalimi programatik dhe detyrat dolën nga parafolësja por 3 gjëra dua të them. E para atë çështjen e sapohapur të vendosjes së një gruaje apo një vajze bashkëkryetare në çdo organizatë socialiste. Mos e lëshoni dhe mos toleroni burra si ai që Majlinda Bufi mbasi i vuri duart në fyt, hëngri dajak ai, jo ajo. Atyre burrave bëjani si ia bëri Majlinda atij burrit, sepse është themelore që organizatat socialiste të ndryshojnë?, tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS