Durrës, humbën afatin për aplikimin online për shtëpi, banorët: Pallati nuk u vlerësua siç duhet

Report TV 2020-02-28

Views 2

28 shkurti ishte afati i fundit për regjistrimin online në portalin "Shtëpia ime" për të përfituar një nga programet e rindërtimit. Por banorët e pallatit nr 8 në lagjen nr 5 në qytetin e Durrësit refuzuan të aplikonin online pasi kërkonin vlerësim të thelluar të dëmeve që ka pësuar pallati nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas tyre shkalla e përcaktimit të dëmit nuk është e saktë.

"Pallati ka çeduar më shumë se 62 cm dhe është futur në shkallën DS2, edhe po të aplikojmë do të jetë fallco, nuk ka rrugë për të aplikuar, nuk aplikojmë me shkallë DS2, kur është DS5", tha një banor

"Nuk jemi dakort, duam të vlerësohet me DS5, ne kërkojmë të drejtën tonë, verifikim të saktë të dëmit", tha një tjetër banor

Rreth 42 familje dolën para Bashkisë së Durrësit në shenjë proteste, pasi kërkojnë një vlerësim të thelluar të pallatit. Bashkia e Durrësit më herët ka reaguar në lidhje me këtë pallat ku tha se vlerësimi do të bëhet nga instituti i ndërtimit, por ndërkohë banorët duhet të vijonin me aplikimin on-line për të përfituar nga rindërtimi.

Share This Video


Download

  
Report form