Report TV - Koronavirusi shtyn afatin e regjistrimit të makinave në Shqipëri

Report TV 2020-02-28

Views 0

Shtyhet afati që kanë qytetarët për të regjistruar ndryshimin e pronësisë së mjetit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor. Shkak për këtë shtyrje pa afat është bërë koronavirusi, i cili ka shënuar disa viktima edhe në Evropë, përfshirë Italinë. Sipas shpjegimit të DPSHTRR, shumë qytetarë që ende nuk kanë regjistruar ndryshimin e pronësisë së mjetit vijnë qëndrojnë në shtete të prekura nga koronavirusi, dhe për shkak të situatës së krijuar ku edhe lëvizjet e qytetarëve janë të reduktuara. Për këtë arsye Drejtoria e Transportit Rrugor ka vendosur shty procesin e regjistrimit të pronësisë deri në qetësim të situatës.

Por çfarë është i gjithë procesi i regjistrimit të ndryshimit të pronësisë së mjetit?

Që nga 15 janari i këtij viti të gjithë qytetarët që kishin shitur një automjet, iu dha e drejta të aplikojnë online për çregjistrimin e mjetit nga emri i tyre pranë DPSHTRR, në rast se blerësi nuk e ka regjistruar mjetin e blerë në emrin e tij. Kjo ishte një risi e këtij viti dhe që i vinte në ndihmë shitësit ,që të mos ngarkohej me detyrime të shumta nëse blerësi nuk paguan taksa apo e përdor mjetin për ngjarje kriminale.

Po ashtu iu la afat deri më 28 shkurt personave të tjerë që kishin blerë një automjet por nuk e kishin regjistruar në emrin e tyre, për ta regjistruar pa u gjobitur. Mos-regjistrimi i mjetit dëmton njëkohësisht edhe blerësin pasi për këtë makinë mund të jetë dhënë ndonjë urdhër ndalimi pas aktit të shitjes-blerjes.

Duke filluar nga 1 marsi ishte parashikuar që të aplikoheshin gjoba në masën e 10-40 mijë lekë për ata që nuk bëjnë regjistrimin e ndryshimit të pronësisë, por tashmë edhe ky vendim shtyhet për në një moment të dytë.

Share This Video


Download

  
Report form