Arrestimi i Henri Çilit, reagojnë Braçe e Lleshaj: Provë e seriozitetit të Policisë e Prokurorisë

Report TV 2020-02-28

Views 3

TIRANË - Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj përshëndeti operacionin që çoi në arrestimin e dhjetra të dyshuarve për një sërë veprash penale, mes të cilëve edhe pronarin dhe botuesin e Universitetit Evropian të Tiranës, Henri Çili.

"Policia dhe Prokuroria dhanë sot një tjetër provë të rëndësishme të seriozitetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Reforma në Drejtësi po sjell përditë rezultate. Droga dhe krimi nuk mund të kenë vend tek ne. Përgëzime për punën e Policisë dhe Prokurorisë", tha Lleshaj.

Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela thotë se arrestimi i Henri Çilit dhe personave të tjerë të dyshuar për ndikimin e paligjshëm tek gjyqtarët në këmbim të përfitimit të pronave, është në frytet e prokurorisë së pavarur. 

"Kjo është puna e prokurorisë, në frytet e prokurorisë së pavarur. Zbatimi i ligjit reforma në drejtësi, këto janë rezultatet", tha Olsjan Çela i pyetur nga gazetarët gjatë analizës vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit, mbajtur në Vlorë.

Erjon Braçe ka zbuluar në mënyrë të tërthorë, se operacioni që çoi në arrestimin e disa personave, mes të cilëve edhe të botuesit Henri Çili, ka lidhje me ndërhyrjet për lirimin e vrasësve të ish-oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Ai thotë se ka pasur ndërhyrje për lirimin e tyre, edhe nga persona që kanë qenë në listë për deputet.

Braçe nuk përmend emra, por nga emrat e të ndaluarve në këtë aksion të personave që kanë ndikuar në lirimin e grupit të zjarrit nga Lazarati që vranë efektivin e RENE_as Ibrahim Basha, është edhe Sait Fishta, biznesmen e kandidat për deputetetë nën siglën e disa forcave politike në vite të ndryshme elektorale.

"Ibrahim Basha, sherbyes i shtetit dhe i ligjit! Nuk do të harrojë kurrë kush ty! Nuk do të shesë kurrë kush ty! Ti do te jesh perhere dëshmor i atdheut. Gjaku yt nuk do te behet kurre para e pasuri per batakcinjte!

Bravo Prokurorisë së Republikës e Policisë se Shtetit.

I neveritur nga llumi që do drejtësinë për ta blerë e shitur, i neveritur nga llumi politik që ulëret kundër reformës në drejtësi, por blerësit e shitësit i ka në listë deputetësh, i neveritur nga llumi me firmë e vulë që noterizon blerjen e shitjen e drejtësisë?, shkruan zv.kryeministri Erjon Braçe.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS