Manifestimi i 2 Marsit, Presidenti: Revolucion nese nuk funksionon SPAK

RTV KLAN 2020-02-27

Views 0

Pasditen e 2 Marsit, Presidenti Ilir Meta ka ftuar qytetarët në një manifestim në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.

I ftuar sonte në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, kreu i shtetit u shpreh se nëse ka ardhur koha për revolucion, atëherë kjo do të ndodhë.

Presidenti thotë se nëse nuk funksionojnë institucionet dhe SPAK atëherë do të ketë revolucion.

Presidenti Ilir Meta: Në qoftë se ka ardhur koha për revolucion, revolucion. Në qoftë se nuk funksionojnë institucionet, në qoftë se nuk funksionon SPAK-u, revolucion do vejë kjo punë.

Blendi Fevziu: Çfarë revolucioni?

Presidenti Ilir Meta: Revolucion zbatimin e ligjit! Revolucion zbatimin e Kushtetutës!

Mentor Kikia: Çfarë prisni ju nga qytetarët? Çfarë do bëjnë njerëzit?

Presidenti Ilir Meta: T?i lëmë disa gjëra për 2 Marsin.

Andi Tela: Ata do të vijnë për Presidentin...

Presidenti Ilir Meta: Jo nuk do të vijnë për Presidentin. Ata do të vijnë aty për veten e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form