Aurel Lala, 7-vjeçari që i shpëtoi mrekullisht tërmetit të 26 Nëntorit 2019, ka pritur Kryeministrin Edi Rama, teksa ky i fundit ka shkuar në Kamëz në shtëpinë e re të Albert Carës, që humbi 7 familjarët e tij nga lëkundjet sizmike.
Jashtë pallatit, Aureli ka qenë i pari që ka takuar Kryeministrin, teksa kishte edhe një ?surprizë? për Ramën. Ai ka vizatuar në kokë stemën e Juventusit, duke qenë se si Aureli ashtu dhe Kryeministri Edi Rama janë tifozë të ekipit italian.
Sigurisht që ky detaj nuk mund t?i shpëtonte kreut të qeverisë.