Sipas Anderson Neves, toka është e sheshtë dhe nuk rrotullohet, dielli dhe hëna janë afër tokës, brenda një mbuloje të madhe që rrethon planetin tonë të sheshtë. Ashtu si edhe ai, 7 për qind e popullatës në Brazil mendon se toka është e sheshtë, sipas institutit brazilian të sondazheve datafolha. Dhe lëvizja, është veçanërisht aktive në internet dhe në platformat e medias sociale.
Sot në Brazil ne flasim për më shumë se 11 milionë njerëz që e besojnë se toka është e sheshtë. Dhe këta njerëz, ndoshta jo të gjithë, por pjesa më e madhe, bëjnë kërkime, pyesin, sepse ne nuk duam të jetojmë një gënjeshtër
Sipas Neves, ata që besojnë se toka është e sheshtë, kanë bërë kërkimet dhe eksperimentet e tyre. Kur ata shohin në horizont, kur shkojnë në plazh, kur shkojnë në majë të një mali dhe i bëjnë fotografi detit apo thjeshtë horizontit, ajo që shohin është gjithnjë e sheshtë, është gjithnjë në të njëjtin nivel. Nuk ka asnjëherë një harkim sic tregohet në librat e shkencës.
Për shumë nga ata që besojnë tek toka e sheshtë, kjo teori mbart një ndjesi paqeje. Sepse ideja e një globi shoqërohet me kërcënime: një meteor mund të bjerë dhe të shkatërrojë gjithçka; burimet natyrore do të mbarojnë, e të tjera si këto. Kur ne e kuptojmë se jemi në një tokë të sheshtë, zbulojmë edhe se një katastrofë nuk do të ndodhë. Se bota nuk do të vdesë?
Por, shkencëtarët thonë se toka nuk është e sheshtë dhe kjo dihet që nga koha e Galileo Galileut në fillim të shekullit të 17. Ndërkohë që grekët e lashtë e dinin këtë para më shumë se 2 mijë vjetësh. Argumentet që pretendohet se vërtetojnë se toka është e sheshtë, thonë ata, janë shumë të dobëta.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AndersonNeves#Datafolha#TopChannel