TIRANE- Ministria e Brendshme prezantoi publikisht sot paketën me propozimet për ndryshime në Kodin Rrugor për shkelësit. Masa më e rëndë është ajo për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, që shkon deri në 40 mijë lekë (nëse përmbajtja e alkolit është nga 0.8 g/l deri në 1.5 g/l), nga 5 - 15 mije lekë që është aktualisht, dhe pezullimi i patentës arrin deri në 2 vjet, nga deri në 6 muaj aktualisht. Por nëse shoferi që drejton makinën në gjendje të dehur, shkakton një aksident, dhe rezulton me përmbajtje alkooli 1.5 g/l dhe i hiqet leja e drejtimit me të gjitha pikët. Kjo do të thotë se shoferi rikthehet sërish në auto-shkollë për ta marrë patentën nga e para. Nëse shoferi konstatohet me pije alkoolike nga ora 19:00 - 06:00 të mëngjesit, propozohet që gjoba të jetë 30% më e lartë. Ndërkohë nga 10-20 mijë lekë propozohet gjoba nëse përmbajtja e alokolit ëstë nga 0.3 g/l deri në 0.5 g/l.