TIRANE- Shtëpia e pushimit të ushtarakëve në Durrës (konvaleshenca), pronë e Ministrisë së Mbrojtjes do të kthehet në karantinë në rast të mbërritjes në Shqipëri të koronavirusit. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Sigurisë menjëherë pas kthimit nga Moska. Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës Rama tha se në asnjë vend të botës karantina nuk ndërtohet në zona malore, larg qendrave të banimit, gjë e cila vështirëson aksesimin e këtyre ambienteve nga pacientët.