#rtvora #oranews
Autoritetet shëndetësore shqiptare vazhdojnë të mbajnë sekret vendodhjen e karantinës në rast të shfaqjes së koronavirusit në vend.
Eugena Tomini, ekspertja e ISHP-së nga Task-Forca për koronavirusin në daljen e radhës për mediat siguroi që ajo nuk është brenda QSUT.
Tomini: Karantina nuk është brenda QSUT, por ju garantoj se plotëson të gjitha kushtet.
Ndërsa bëri përditësimet e të dhënave të 24 orëve të fundit, ajo tha se dje janë testuar katër raste të dyshuara që kanë rezultuar negativ.
Tomini: Nga periudha e shfaqjes e epidemisë në Kinë në janar dhe deri mbrëmjen e djeshme janë testuar 17 raste, që kanë dalë negativ. 8 raste kanë pasur histori udhëtimi me Kinën dhe 9 me Italinë. Nga të gjitha pikat kufitare, në 24 orët e fundit janë vlerësuar 3500 udhëtarë që kanë pasur histori udhëtimi në vendet me transmetim të shpërtimit komunitar.
Aktualisht në aeroportin e Rinasit po kryhet monitorimi i temperaturës për të gjithë udhëtarët që udhëtojnë në linjat me aeroportin e Shqipërisë. Rekomandojmë udhëtarët që kanë udhëtuar në zonat e prekura dhe që kanë pasur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar me koronavirus të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore. Të telefojnë në 127 për të marrë udhëzimet e duhura.
Udhëtarët nga Italia- Të gjithë udhëtarët vlerësohen për temperaturën. Pjesa e popullatës e futur në karantinë në veri të Italisë nuk del nga karantina.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shtohet-misteri-ku-ndodhet-karantina-koronavirusin
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp