Nga frika e përhapjes së koronavirusit, duke u nisur edhe nga rastet në rritje në shtetin fqinjë Itali, në Shqipëri ndodhi fenomeni që pritej. Të gjithë vrapuan në farmaci për të blerë maska mbrojtëse si dhe produkte me përmbajtje dezinfektuese. Por konsumatorët janë përballur me një rritje çmimesh disa fish nga çmimi i tyre aktual në ditë të zakonshme. Të shumta kanë qënë denoncimet e tyre ndaj farmacistëve jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe. Për këtë arsye prokuroria e Tiranës ka nisur një procedim penal për ?manipulim të tregut? nga farmacitë lidhur me rritjet e çmimeve të disa produkteve (maska mbrojtëse, dezinfektuesve, etj), që shërbejnë si masa për parandalimin e përhapjes së koroanvirusit. Prokuroria e Tiranës njoftoi se aktualisht është në fazën e mbledhjes se informacioneve për farmaci të cilat në mënyrë abuzive kanë rritur çmimet e këtyre produkteve duke përfituar nga situata, ndërsa fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë për çdo rast që kanë hasur në rritjen e çmimit të produkteve si (maska mbrojtëse, produkte me përmbajtje dezinfektuese). Një hetim ndërkaq ka nisur edhe nga prokurori i Milanos i cili ka hapur një dosje me hipotezën e ?manovrave spekulative? me ccmimet e artikujve farmaceutike dhe mjekësore të rekomanduar për përdorimin si masë kundër Convid-19. Shkak për hetimin është bërë raportimi për shitjet me çmime të çmendura, veçanërisht në platformat tregtare në internet, të xhelit dezinfektues dhe maskave mbrojtëse në këto ditë urgjence te shkaktuar nga përhapja dhe viktimat e Coronavirus. Ndërkaq ne u interesuam pranë Autoritetit të Konkurrencës për të marrë një reagim zyrtar rreth kësaj çështjeje...
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel