Ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, i rrëzuar nga ushtria në 2011, është ndarë nga jeta në Kajro, në moshën 91-vjeçare.
Mubaraku kaloi tre dekada në detyrë para se një kryengritje mbarëpopullore të ndryshonte panoramën në egjipt. Ai u shpall fajtor për bashkëpunim në vrasjen e protestuesve gjatë revolucionit. Dënimi u rrëzua dhe ai u la i lirë në mars 2017.
Vdekja e Mubarak, u konfirmua nga agjencia shtetërore e lajmeve egjiptiane të martën. Më herët gjatë ditës, Al Vatan, një uebsajt lajmesh, kishte raportuar se ai ishte ndarë nga jeta në një spital ushtarak. Djali i tij, Alaa, tha ndërkohë të shtunën se Mubarak ndodhej në reanimacion.
Mubarak, konsiderohet si presidenti autokrat i Egjiptit, pushteti i të cilit u rrëzua dhe vendi në histori iu mohua nga rebelimi publik kundër varfërisë, korrupsionit dhe taktikave represive të policisë që përcaktuan 30 vitet e tij në pushtet. Dikur ai konsiderohej i pathyeshëm. I kishte mbijetuar disa përpjekjeve për vrasje dhe qëndroi në pushtet më gjatë se kushdo tjetër në Egjipt që nga koha e Huhamed Ali Pashës, themeluesit të Egjiptit modern. Ai madje kishte shtypur edhe valën e terrorizmit të fondamentalistëve islamikë dhe dukej se sfidonte edhe gravitetin e moshës. Por, në përfundim, gjithçka përfundoi përballë asaj që tani njihet si pranvera arabe. Ai dha dorëheqjen më 11 shkurt 2011, pas 18 ditësh protesta, kur egjiptianët mbushën rrugë e sheshe, në miliona, duke i sfiduar autoritetin një njeriu që ishte pozicionuar si një faraon i ditëve moderne.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Mubarak#Egjipt#TopChannel