Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes së djeshme ku u vranë vëlla e motër në Rrëshen.
Vladison Filopati dhe Esmeralda Filopati (33 vjeç) u vranë mbrëmjen e djeshme në derë të shtëpisë së tyre në Kodër Rrëshen.
Ish-bashkëshorti i Esmeraldës, Fatmir Koleci i cili mësohet se sapo ishte kthyer në Shqipëri, dyshohet si autori i ngjarjes makabre.
Për të bërë të mundur kapjen sa më parë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vë në dispozicion 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit.
?Cilido që disponon informacion të vlefshëm për autorin e dyshuar, shtetasin Fatmir Kolecaj, 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, të telefonojnë në numrin 069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt?, njofton policia.
Njoftim
Vijon krehja e zonës për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Kodër Rrëshen.
Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe dokumentimin e ngjarjes.
Për të bërë të mundur kapjen sa më parë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vë në dispozicion 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit.
Cilido që disponon informacion të vlefshëm për autorin e dyshuar, shtetasin Fatmir Kolecaj, 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, të telefonojnë në numrin 069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rreshen#Vrasje#TopChannel