Rama takohet me Lavrov, ne fokus Kosova dhe Ukraina

RTV KLAN 2020-02-26

Views 5

Edi Rama ka apeluar për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës.

Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov , në cilësinë e kreut të OSBE-së, Rama u shpreh se siguria në rajon është e brishtë dhe se njerëzit po vuajnë.

Ai u shpreh se duhet gjetur motivi për të nxitur dialogun e vazhdueshëm mes dy shteteve.

?OSBE u krijua 45 vite me parë dhe principet e saj janë paqja dhe siguria. Rusia është një fuqi e përfshirë në shumë çështje e negocimi, shpresoj që do të kontribuojë në çështjet e sigurisë?.

Ndërkohë Rama ka bërë sërish thirrje për njohjen e Kosovës nga Serbia.

?Pozita e qeverisë shqiptare dhe e imja është shumë e qartë, sa më shpejt ta njohë Serbia Kosovën, aq më mirë do të jetë për të gjithë, sidomos për Serbinë, kaq kisha unë? Tani me kënaqësi të dëgjoj përgjigjen kundërshtuese nga ministri, që do të vijë patjetër?.

Lavrov u shpreh se sa i takon Kosovës dhe Serbisë, kanë qëllim që të nxisin dialogun për të arritur një marrëveshje mes tyre.

?Ne dëshirojmë që çështja e Kosovës të zgjidhjet. Palët e interesuara duhet të gjejnë një marrëveshje dhe ne besojmë se një faktor kyç për të ecur përpara, është zbatimi i vendimit të krijimit të bashkive serbe?, u shpreh ai.

Gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp, Rama nuk i ka kursyer as batutat kur tha se do ta shënojë në CV e tij faktin që ka korigjuar Lavrov, kur tha se Rama foli për detyrimet që kanë ndaj NATO-së.

?Do ta shënoj në CV time që e kam korrigjuar një herë Lavrorv. Nuk janë detyrime janë zgjedhjeje. Askush nuk na detyron, ne zgjedhim ta bëjmë dhe jemi krenar?. /tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form